NDOTJA NE LUMIN E TIRANES


NDOTJA E LUMIT TE TIRANES


Lumi I Tiranes eshte lume qe kalon ne pjesen veriore te tiranes ne zonen e quajtur Bregu I Lumit, duke formuar keshtu kufirin administrative verior te Tiranes dhe duke e ndare ate nga komuna Paskuqan.
Ky lume formohet nga bashkimi I perrenjeve malor ne Zall Dajt. Ne rrjedhen e tij te siperme ky lum ka nje rrjedhe te paster me ujera te kristalte, por pas fshatit Brar shohim qe ujerat e lumit ndoten tej mase.
Sa me shumi ti afrohemi Tiranes aq me e madhe behet kjo ndotje. Kjo ndotje vjen si pasoje e derdhjeve te ujerave te zeza te Babrruse, Paskuqanit dhe gjithe pjeses veriore te qytetit te Tiranes. Ndotje shkakton dhe Bathorja dhe Kameza, mbetjet e ngurta dhe te lengshme si dhe gerryerja e zhavorrit nga lumi I Tiranes.
Po ti referohemi nje studimi te bere nga Insituti I Politikave Mjedisore , veme re disa te verteta shokuese mbi ndtojen ne kete lume.
Shifrat tregojne se ne ujerat e lumit te Tiranes vlerat e nitriteve jane nga 4 deri ne 32 here me te larta se vlerat e direktives se BE per peshqit,ndersa vlerat e baktereve koliforme qe ndodhen ne fekale jane 13 here mme te larta se standartet e BE.
Shkaterrimi I Lumit te Tiranes vazhdon te thellohet dhe me tej kur ndodh shkarkimi I mbetjeve te ngurta drejt dhe ne lume. Keshtu shofim se si ngushtohen dhe shkaterrohen keto brigje dhe shtrati I lumit cdo dite dhe me shume, dhe duke e kthyer keshtu lumin ne nje kanal te ujerave te zeza.
Pergjate shtratit te lumit nuk mungon as djegia e pakriter e mbetjeve, djegie kjo e cila cliron ne ajer elemente te demshem, nder ta dhe Bisfenoli A, qe gjendet ne shishet e polikarbonateve, paisjet elektronike dhe tek mbetjet e tjera.
Rrezik shume I madh eshte dhe kalimi I nitrateve ne ujin e pishem.
Per me teper ne Lumin e Tiranes derdhen dhe ujerat e spitalit infektiv, shpesh te patrajtuara per arsye te mos funksionimit te aparatit perpunues.
Shume I dukshem eshte ndryshimi I rrjedhes te letij lumi pergjate zonave qendrore te qytetit, ku e shofim shume me te mirmbajtur rrjedhen e tij, por sapo nis dhe I largohesh ketyre zonave aq me shume theksohet ndojta.
Keshtu nje pyetje vetvetiu te lind ne mendje : “ Nese ne afersi te Tiranes ka nje nivel kaq te madh ndotjeje ten je lumi, po ne zona te tjera c mund te themi?”
Ky shqetesim I prek shume banoret, te cilet e prekin cdo dite kete ndotje dhe jeta e tyre rrezikohet seriozisht cdo dite e me shume, duke e cilesuar kete lume me nje emertim tjeter. Tani shume nga to e quajne “ Lumi I Mallkuar”.

Comments

Popular posts from this blog

CASE STUDY

Tirana Plug In River